Ndërlidhjet

Banorët e veriut protestuan kundër taksës doganore


Foto arkivi
Foto arkivi
Biznesmenët dhe banorët lokalë kanë bllokuar sot nga ora 10 deri në 12 rrugët dhe vendkalimet kufitare në veri të Kosovës, me paralajmërimin se nuk do të pranojnë t’iu paguajnë doganë autoriteteve kosovare.

Në Mitrovicë kanë qenë të bllokuara rrugët që çojnë kah lagjet multietnike: Mëhalla e Boshnjakëve dhe Suhodolli.

Me qytetarët në Rudarë ka qëndruar edhe kryetari ilegal i Komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviq, i cili ka shprehur mbështetje për, siç ka thënë, “kërkesat e arsyeshme”.

Protestuesit kanë bllokuar edhe vendkalimin kufitar të Jarinës dhe magjistralen e Ibrit.

Pagesa për taksën doganore parashihet në kuadër të marrëveshjes që kanë arritur Prishtina dhe Beogradi.
XS
SM
MD
LG