Ndërlidhjet

Hetohet kutia e zezë e avionit që u dogj në Moskë


Aksidenti në aeroportin Vnukovo të Moskës

Aksidenti në aeroportin Vnukovo të Moskës

Zyrtarët e aviacionit në Rusi janë duke analizuar kutinë e zezë të avionit, i cili është përplasur dje në aeroportin Vnukovo të Moskës, duke vrarë katër njerëz.

Komiteti Ndërshtetëror i Aviacionit ka thënë se është duke hetuar nëse aksidenti ka qenë gabim i pilotit apo mekanik.

Avioni i kompanisë Red Wing është kapur në flakë, pasi ka ateruar dhe ka dalë nga pista.

Në bord ndodheshin vetëm anëtarë të ekuipazhit, të cilët ktheheshin nga një fluturim në Çeki.

Katër viktimat përfshijnë edhe kapitenin e aeroplanit.
XS
SM
MD
LG