Ndërlidhjet

logo-print

Shifra rekord të ushtarëve të vrarë afganë


Afganistan

Afganistan

Autoritetet në Kabul kanë bërë të ditur për vdekjen e më shumë se 1,000 ushtarëve afganë gjatë vitit 2012 – çfarë paraqet shifrën më të lartë të viktimave që nga ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara në Afganistan, në vitin 2001.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Zahir Azimi, ka thënë se 75 për qind e 1,056 ushtarëve të vrarë, kanë humbur jetën nga minat dhe bombat në anë të rrugës.

Ushtria Kombëtare e Afganistanit, deri më tash, ka marrë 75 për qind të përgjegjësive të sigurisë nga forcat ndërkombëtare. Të gjitha detyrat, ajo pritet t’i marrë përsipër në vitin 2013.

Pavarësisht përparimit, Azimi ka thënë se forcat afgane të sigurisë vazhdojnë të përballen me sfida.

“Ne ende përballemi me mungesë të forcës së fuqishme ajrore, artilerisë, inxhinierisë dhe inteligjencës”, ka thënë Azimi.
XS
SM
MD
LG