Ndërlidhjet

Senati "shmang" tatëpjetën fiskale


Uashington

Uashington

Senati i Shteteve të Bashkuara ka kaluar legjislacionin, i cili bllokon rritjen e taksave dhe shkurtimin e shpenzimeve – që ndryshe njihen si tatëpjetë fiskale.

Ligjvënësit kanë votuar masën me 89 vota për dhe 8 kundër, pas mesnatës së Vitit të Ri. Dhoma e Përfaqësuesve pritet të votojë para së mërkurës.

Më herët, Shtëpia e Bardhë dhe kongresistët republikanë kanë arritur marrëveshje për të vazhduar shkurtimet e taksave për të ardhurat e familjeve nën 450,000 dollarë, si dhe për të shtyrë shkurtimet e planifikuara të shpenzimeve në programet ushtarake dhe të brendshme për dy muaj.

Marrëveshja i mundëson Shtëpisë së Bardhë dhe ligjvënësve që të rimblidhen, para se të nisin raundin e ri të bisedimeve rreth asaj se si të ulen shpenzimet e qeverisë, për të frenuar deficitin buxhetor.

Shkurtimet e taksave datojnë që nga koha e administratës Bush.
XS
SM
MD
LG