Ndërlidhjet

Kosova nisi zbatimin e regjimit të vizave


Vendkalimi kufitar Jarinë
Vendkalimi kufitar Jarinë
Në vendkalimet kufitare të Kosovës ka nisur zbatimi i vendimit të qeverisë për futjen e vizave për shtetasit e 87 vendeve të botës.

Në mesin e qytetarëve që duhet të kenë viza për të hyrë në Kosovë, janë ata të Rusisë, Kinës dhe Indisë.

Megjithatë, regjimi i vizave nuk vlen për pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën: Spanjën, Greqinë, Qipron, Rumaninë dhe Sllovakinë.

Autoritetet kosovare kanë thënë se zbatimi i këtij vendimi, që nga ditët e para të fillimit të vitit, do të kontribuojë në rritjen e sigurisë në vend.
XS
SM
MD
LG