Ndërlidhjet

Siri: Pritet fjalimi i presidentit Assad


Bashar al-Assad

Bashar al-Assad

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, pritet që sot të mbajë një fjalim, që do të jetë një paraqitje e rrallë e tij para opinionit.

Mediat shtetërore raportojnë se ai do të flasë për “zhvillimet në Siri dhe në rajon”, por nuk kanë dhënë më tepër detaje.

Por, gazeta prosiriane, me seli në Liban, Al-Akhbar, thotë se presidenti Bashar al-Assad, është i gatshëm të ofroj “zgjidhje” për konfliktin në Siri, që përfshinë armëpushimin e monitoruar nga Kombet e Bashkuara.

Kjo gazetë, poashtu, raporton se zoti Assad, do të propozoj krijimin e një komisioni për hartimin e tekstit të kushtetutës së re dhe formimin e qeverisë së unitetit kombëtar, e cila do t’i përgatiste zgjedhjet parlamentare.

Fjalimi i presidentit Assad, bëhet në periudhën e luftimeve intensive ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve në lagjet e kryeqytetit Damask.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se 60 mijë njerëz janë vrarë në Siri, prej marsit të vitit 2011, kur filloi kryengritja kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad.
XS
SM
MD
LG