Ndërlidhjet

logo-print

Çekët votojnë në ditën e dytë për presidentin


Qender votimi, Prage

Qender votimi, Prage

Në Çeki janë hapur për të dytën ditë me radhe qendrat e votimit në zgjedhjet presidenciale, pas ditës së parë e cila shënoi dalje rekorde të votuesve.

Sipas të dhënave lokale të komisioneve zgjedhore, në Pragë të premten kanë votuar më shumë se 40 ëpr qind të votuesve të regjistruar.

Në shumicën e qyteteve të mëdha, në premten kanë votuar afërsisht rretj 25 për qind të votuesve.

Analistët parashohin që për dy ditë të votimit, mund të marrin pjesë rreth 70 për qind të votuesve.

Ndryshe, këto janë zgjedhjet e para direkte presidenciale, në të cilat do të zgjedhet pasardhësi i Vacllav Kllausit, i cili është një euroskeptik, dhë në këtë post ishte në dy mandate nga pesë vjet.

Hulumtimet e opinionit para zgjedhjeve tregojnë se ish kryeministrat Jan Fischer dhe Milos Zeman, avancojnë, e pastaj radhitet kompozitori Vladimir Franz, i cili e ka gjithë trupin të mbuluar me tatuazh.

Në garë janë nëntë kandidatë, përfshirë edhe ministri i jashtëm aktual, Karel Schwarzenberg.

Të drejtë vote kanë më se tetë milionë çekë.

Parashihet që rundi i dytë eventual i zgjedhjeve të mbahet pas dy javësh.
XS
SM
MD
LG