Ndërlidhjet

Evropa ndalon fluturimin e avionëve "Dreamliner"


Aeroplan Dreamliner...
Aeroplan Dreamliner...
Autoriteti i Sigurisë Ajrore Evropiane, të enjten urdhëroi rishikim të përgjithshëm të sigurisë së aeroplanëve Dreamliner Boeing 787, pas një sërë incidentesh të tyre në ditët e fundit.

Kjo lëvizje erdhi pasi autoritetet e aviacionit të Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara përkohësisht ndaluan fluturimin e këtyre aeroplanëve.

Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit (EASA), me bazë në Këln të Gjermanisë, tha se dje ka miratuar udhëzimin nga Administrata e Aviacionit Federal të Shteteve të Bashkuara, e cila urdhëroi ndalim-fluturimin për të gjithë aeroplanët Dreamliner.

Urdhri i EASA-së aplikohet për të gjithë transportuesit ajrorë evropianë që mbajnë Dreamliner 787.

Tash për tash, vetëm kompania ajrore LOT nga Polonia operon me aeroplanë të tillë.

Air India njoftoi po ashtu sot se ka ndaluar fluturimin e gjashtë aeroplanëve Dreamliner.

Këta aeroplanë me përbërës karboni, kanë qenë të prekur nga aksidentet së fundi, përfshirë edhe uljen emergjente këtë të mërkurë të një fluturimi të brendshëm në Japoni, pasi dritat paralajmëruese treguan për probleme me bateritë.
XS
SM
MD
LG