Ndërlidhjet

Dy shpërthime në Mitrovicë


Mitrovice...
Mitrovice...
Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë natës së mbrëmshme, në dy raste të ndara, janë regjistruar dy shpërthime në veri të Mitrovicës, ndërsa cak i sulmeve ishin dy objektet hoteliere private.

“Rasti i parë i shpërthimit është regjistruar rreth orës 19:40min, në rrugën “Sutjeska”, në veri të Mitrovicës, ndërsa dëme materiale janë regjistruar në lokalin (kafeterinë) e një qytetari të përkatësisë etnike boshnjake”, thuhet në njoftim, ku sqarohet se përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar.

Shpërthimi i dytë, sipa snjoftimit, është regjistruar disa minuta para mesnatës, rreth orës 23:45min, në rrugën “Angjellka Neshiqa”, në ballkonin e një moteli privat, pronë e një qytetari të përkatësisë etnike serbe, në veri të Mitrovicës.

“Dëme të vogla materiale janë regjistruar në një automjet tip “Toyota”, pronë e ankuesit, e cila ishte e parkuar afër vendit të shpërthimit ndërsa janë regjistruar edhe dëme sipërfaqësore materiale në pjesën e jashtme të lokalit".

"Nuk është raportuar për persona të lënduar ndërsa besohej se mjeti eksplodues, mund të jetë një granatë dore, e ngjashme me atë të rastit të parë të shpërthimit”, thuhet në njoftim.

Rastet janë regjistruar si vepra penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” ndërsa prokurori i shtetit në prokurorinë themelore në Mitrovicë, është informuar lidhur me detajet e rasteve të regjistruara.
XS
SM
MD
LG