Ndërlidhjet

Nisin hetime për bateritë e Boeingut 787


Boeing 787
Boeing 787
Autoritetet e SHBA-ve dhe të Japonisë kanë bërë kërkime në selinë e kompanisë e cila ka prodhuar bateri për Boeing 787 Dreamliners.

Hetimet kanë pasuar shqetësimet që kanë lindur lidhur me sigurinë e këtij aeroplani.

Zëdhënësi i GS Yuasa Corp në Kyoto ka thënë se kompania ka një bashkëpunim të plotë më hetuesitë.

Të gjithë 50 Dreamliners-at janë ndaluar për fluturim pasi që aeroplani i këtij tipi kishte pasur një aterim emergjent në Japoni. Problemi me bateri është paraqitur në ekran dhe piloti kishte raportuar se vinte një erë e pazakontë.

Rreziku i zjarrit nga mbinxehja e baterive është shfaqur si një shqetësim i madh për Boeing-at 787 i cila ka një peshë e lehtë, pasi që kryesisht është i përbërë nga karboni.
XS
SM
MD
LG