Ndërlidhjet

Kërkohet parandalimi i konfliktit ndëretnik


Prishtine, 20 janar, 2013
Prishtine, 20 janar, 2013
“Duke pasur parasysh ngjarjet e fundit në Gjakovë, Mitrovicë dhe Kllokot, Ministria për Komunitete dhe Kthim kërkon nga organet kompetente në Kosovë, para së gjithash nga Policia e Kosovës dhe shërbimi i KFOR-it, që të bëjnë gjithçka që është në kompetencat dhe përgjegjësit e tyre që të parandalojnë konfliktin ndër-etnik dhe sulmet në jetën dhe pronën e qytetarëve”.

Ky është reagimi i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, e cila nëpërmjet një komunikate ka dënuar “ashpër rrënimin e përmendoreve të varrezave në Kllokot dhe kërkon reagimin e shpejtë dhe efikas të shërbimeve kompetente në mënyrë që bërësit e kësaj vepre të vihen para drejtësisë”.

Autoritetet e rendit kanë njoftuar se një numër varrezash ortodokse serbe janë dëmtuar në Prizren dhe Kllokot dhe për disa shpërthime në Mitrovicë.
XS
SM
MD
LG