Ndërlidhjet

UNMIK: Përdhosja e varrezave dëmton aspiratat e Kosovës


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka dënuar incidentet e fundit në vend, të cilat kanë përfshirë përdhosjen e varrezave ortodokse serbe.

“Këto akte të dënueshme dëmtojnë aspiratat evropiane të Kosovës dhe janë në kundërshtim me vlerat universale. Ne mirëpresim deklaratën e Policisë së Kosovës, e cila bën thirrje për respektimin e të gjitha objekteve të trashëgimisë fetare dhe kulturore”.

“Ne po ashtu presim masa të mëtejshme, jo vetëm për të identifikuar autorët e këtyre akteve të neveritshme, por edhe për të parandaluar incidente të tjera”, thuhet në reagimin e UNMIK-ut.

Persona të paidentifikuar kanë dëmtuar disa varreza ortodokse serbe në Prizren dhe Kllokot. Akti thuhet se ka qenë hakmarrje ndaj largimit të lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë, nga ana e xhandarmërisë serbe.
XS
SM
MD
LG