Ndërlidhjet

Japoni-Kinë: Bisedime për ishujt


Ishujt e kontestuar
Ishujt e kontestuar
I dërguari i Japonisë, Natsuo Yamaguchi, ka arritur në Pekin, për të biseduar rreth ishujve kontestues midis dy vendeve.

Marrëdhëniet ndërmjet dy fuqive aziatike janë tendosur prejse Qeveria japoneze ka blerë ishujt e pabanuar nga pronarët e tyre privatë, në shtatorin e kaluar.

Të dyja vendet pretendojnë sovranitetin mbi ishujt që në Kinë njiheni si Diaoyu, ndërsa në Japoni si Senkakuk.

Ata thuhet se janë të rrethuar me terrene të mëdha peshkimi dhe depozita nafte dhe gazi.

Yamaguchi pritet të qëndrojë në Kinë për katër ditë dhe do t’iu dorëzojë autoriteteve atje një letër të kryeministrit japonez, Shinzo Abe.
XS
SM
MD
LG