Ndërlidhjet

Këtë javë, aktivizimi i raketave Patriot


Raketa Patriot...
Raketa Patriot...
NATO tha se do të fillojë aktivizimin e sistemit mbrojtës të raketave Patriot, që janë vendosur në Turqi përgjatë kufirit me Sirinë në këtë fundjavë.

Gjenerali britanik Gary Deakin njoftoi se raketat Patriot të dërguara nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Holanda kanë arritur në Turqi dhe aktualisht janë duke u vendosur në jug të vendit.

Ai tha se NATO pret që bateritë holandeze të jenë të para për përdorim në këtë fundjavë.

I gjithë sistemi pritet të jetë plotësisht operacional në fund të muajit.

Turqia, që është anëtare e aleancës, i kërkoi NATO-s në nëntor, që urgjentisht të vendosë raketat Patriot për të forcuar mbrojtjen e saj ajrore mes frikës së një përhapje të konfliktit nga Siria.
XS
SM
MD
LG