Ndërlidhjet

Ukraina mund të ballafaqohet me falimentim në vitin 2013


Pamje e kryeqytetit të UKrainës, Kiev

Pamje e kryeqytetit të UKrainës, Kiev

Ish ministri i ekonomisë i Ukrainës, Volodymr Lanovyi, thotë se qeveria e këtij vendi mund të ballafaqohet me falimentim ndaj borxheve të jashtme në vitin 2013.

Gjatë një interviste për programin për Ukrainën në Radion Evropa e Lirë, Lanovyi tha se rezervat kombëtare të valutës së fortë të vendit kanë rënë në 25 miliardë dollarë.

Sipas tij, afro 10 miliardë dollarë të rezervave ishin shpenzuar në vitin 2012, për nevoja të brendshme për dollarë amerikanë.

Ky ekonomist që konsiderohet liberal, thotë se Kievi ballafaqohet me pagesë totale të borxheve ndaj investorëve privatë, Rusisë dhe kreditorëve ndërkombëtarë, në vlerë prej 9.3 miliardë dollarësh gjatë vitit 2013.

Këtë situatë ai e ka përshkruar si “në teh të katastrofës financiare”.
XS
SM
MD
LG