Ndërlidhjet

Shtyhen bisedimet për programin bërthamor të Iranit


Foto Ilustruese
Foto Ilustruese
Bisedimet në mes 6 fuqive më të mëdha dhe Iranit lidhur me programin bërthamor të vendit janë duke u ballafaquar me vonesa të tjera.

Duke folur në kushte anonimiteti, disa diplomat evropian kanë thënë gjatë të premtës se gjasat më të mëdha janë që raundi i ri bisedimeve të filloj në shkurt dhe jo në janar.

Diplomatët e Bashkimit Evropian dhe zyrtarë të Iranit janë duke diskutuar për muaj të tërë për të filluar një raund të ri të bisedimeve.

Por zyrtarë të BE-së ka thënë se Irani i ka zvarritur bisedimet duke u fiksuar në datë dhe lokacion.

Bisedimet janë duke u ndërmjetësuar nga BE, SHBA-të, Kina dhe Rusia.

Këto bisedime synojnë të bindin Iranin të ndalë aktivitetet bërthamore pasi që shtetet perëndimore dyshojnë se qëllimi i tyre është krijimi i armëve bërthamore.

Ndërsa, Tehrani zyrtar disa here ka bërë të ditur se programi i tij bërthamor është vetëm për qëllime civile.
XS
SM
MD
LG