Ndërlidhjet

Pnatiq: Prishtina kërkon intervenimin e KFOR-it në veri


Kërstimir Pantiq, përfaqësues i strukturave paralele serbe
Kërstimir Pantiq, përfaqësues i strukturave paralele serbe
Kryetari i komunës paralele të Mitrovicës, Kërstimir Pantiq thotë se dëshira e Prishtinës është që provokojë incidente në veri, në mënyrë që të shtyjë një intervenim nga ana e KFOR-it në mënyrë që të ndalohet dialogu Prishtinë-Beograd.

Në drejtim të këtij skenari janë edhe përpjekjet e vazhdueshme të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës që përmes ajrit të bëhet dërgimi i doganierëve dhe policisë kuftiare në pikë-kalimet Jarinje dhe Bërnjak, ka thënë ai, për media serbe.

“ Serbët nuk duan provokime dhe të gjitha protestat e qytetarëve serb në veri do të jenë krejtësisht të qeta”, ka thënë Pantiq.

Ai ka bërë të ditur se serbët e pjesës së veriut nuk do të pranojnë që të jetojnë në shtetin e pavarur të Kosovës, gjë që e kanë treguar edhe me anë të referndumin të 15 shkurtit të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG