Ndërlidhjet

SHBA: Obama, Clinton – intervistë e përbashkët


Barack Obama dhe Hillary Clinton
Barack Obama dhe Hillary Clinton
Në një intervistë të përbashkët në Televizionin amerikan, presidenti Barack Obama dhe sekretarja amerikane e shtetit në largim, Hillary Clinton, i anashkaluan pyetjet lidhur me kandidimin eventual të zonjës Clinton për presidente në vitin 2016.

Në rrjetin televiziv CBS News, programi “60 minuta”, zonja Clinton theksoi: “nuk mendoj se as unë e as ai do të bëjmë parashikime se çka do të ndodhë nesër ose vitin e ardhshëm”.

Në intervistën e transmetuar mbrëmë vonë, Obama tha se Clinton do të mbahet mend si “njëra nga sekretarët më të mirë të shtetit, që ne i kemi pasur” dhe shtoi se “gjatë katër viteve të fundit kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe mua do të më mungoj”.
XS
SM
MD
LG