Ndërlidhjet

Dëshmi të reja për abuzime të britanikëve në Afganistan


Foto Ilustruese

Foto Ilustruese

Avokatët e rreth 190 irakianëve të cilët pretendojnë se janë abuzuar nga trupat britanike në Irak rreth viteve 2003-2008, janë duke u munduar që të shtyjnë një hetim publik lidhur me këtë çështje.

Pretendimet e rrahjeve, privimit nga gjumi, abuzimeve seksuale dhe fetare janë duke u paraqitur të martën në Gjykatën e Lartë të Britanisë në Londër.

Këto pretendime arrijnë nga dëshmitë e irakianëve të cilët thonë se kanë qenë viktima të abuzimit apo nga të afërmit e të burgosëve irakian.

Shumica e abuzimeve të dyshuara u zhvillun gjatë kohës kur të burgosurit ishin në paraburgim, por edhe gjatë bastisjeve nëpër shtëpi.

Gjykata e Lartë do të vendosë nëse abuzimet kanë qenë pjesë e disa incidenteve të izoluara apo ishin sistematike dhe të autorizuara nga politika.

Seanca dëgjimore pritet të mbahet gjatë tre ditëve të ardhshme.
XS
SM
MD
LG