Ndërlidhjet

Në objektin bërthamor të Iranit “s’ka pasur shpërthim”


Iran
Iran
Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore ka thënë se nuk ka parë asnjë shenjë të shpërthimit në njërin nga objektet atomike të Iranit.

Deklarata e mekanizmit të OKB-së vjen pas raporteve në Izrael dhe në disa media të tjera se, javën e kaluar, në Fordov ka ndodhur një shpërthim, i cili ka shkaktuar shumë dëme.

Të hënën, Irani ka hedhur poshtë raportet, duke i cilësuar si propagandë e Perëndimit.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë po ashtu se nuk besojnë në to.

Në fund të vitit 2011, në Fordov ka nisur prodhimi i uraniumit të pasuruar në 20 për qind. Irani thotë se shfrytëzon këtë lëndë për kërkime mjekësore.

Por, disa rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kanë urdhëruar republikën islamike të pezullojë gjithë pasurimin e uraniumit.
XS
SM
MD
LG