Ndërlidhjet

Ahmadinejad arrin në Kajro


Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejad.

Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejad.

Presidenti Mahmud Ahmadinejad ka arritur në Egjipt, në vizitën e parë nga një kryetar i shtetit iranian qysh në vitin 1979.

Pamjet televizive kanë treguar presidentin islamik të Egjiptit, Muhammad Morsi, duke përqafuar Ahmadinejadin, pas arritjes së tij në Aeroportin e Kajros.

Ahmadinejad po kryeson delegacionin iranian në një samit të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, i cili nis punimet të mërkurën në kryeqytetin egjiptian.

Marrëdhëniet midis Egjiptit dhe Iranit janë ndërprerë në vitin 1980, pasi Egjipti ka nënshkruar marrëveshje paqeje me Izraelin.

Që nga revolucioni i vitit 2011, i cili ka rrëzuar sunduesin veteran të Egjiptit, Hosni Mubarak, dhe ka sjellë në pushtet Vëllazërinë Myslimane, Irani ka ndërmarrë hapa për të përmirësuar marrëdhëniet e tij me këtë shtet.

Morsi ka vizituar Iranin vitin e kaluar për një samit të Lëvizjes së të Painkuadruarve.
XS
SM
MD
LG