Ndërlidhjet

logo-print

Rrëzohet një helikopter i NATO-s në Afganistan


Afganistan

Afganistan

Forca e NATO-s në Afganistan ka bërë të ditur se një nga helikopterët e saj është rrëzuar në lindje të këtij vendi, porse nuk bëhet fjalë për viktima.

Deklarata bën të ditur se kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit, por nuk jep detaje të tjera.

Agjencia AFP, duke cituar një zyrtar të NATO-s, thotë se në bazë të raporteve fillestare, nuk duket se ka pasur aktivitete armiqësore në momentin e rrëzimit.

Një zëdhënës i talibanëve i ka thënë po ashtu AFP-së se helikopteri është hedhur poshtë nga një raketë e tyre në provincën Kapisa.
XS
SM
MD
LG