Ndërlidhjet

Tunizi: Varrimi i liderit opozitar përcillet me protesta


Foto nga protestat në Tunizi
Foto nga protestat në Tunizi
Grevat dhe protestat në Tunizi janë planifikuar të mbahen të premten pas varrimit të një politikani opozitar i cili kishte humbur jetën nga një atentat që i ishte bërë. Chokri Belaid ishte goditur nga një bandit derisa ishte larguar nga shtëpia e tij për të shkuar në punë të mërkurën në Tunis.

Vrasja e tij ka nxitur protestat në Tunizi dhe qytetet tjera. Të enjten një grumbull njerëzish i kishin vënë zjarr në selisë së Ennahda-së, Partisë Islamike të kryeministrit Hamdi Jebali.


Të mërkurën Jebali ka thënë se do ta prish/shpërbëjë qeverinë dhe se do të vendosë një qeveri të pavarur të teknokratëve për t’i kaluar tensionet sa më lehtë. Mirëpo, partnerët e koalicionit e kundërshtuan këtë veprim.

Analistët deklarojnë se Tunizinë e kanë pllakosur tensionet në mes të islamikëve që janë shumicë dhe kundërshtarëve të tyre laikë.

Gjithashtu është në rritje zhgënjimi meqë nuk ka zhvillim në vend që nga koha kur i ishte dhënë fund diktatorit tunizian Zine al-Abidine Ben Ali në janar të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG