Ndërlidhjet

OKB e SHBA dënojnë sulmin në Irak


Kampi Liberty në Irak...
Kampi Liberty në Irak...
Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara kanë dënuar një sulm militant në një kamp refugjatësh në Irak.

Gjashtë veta u vranë dhe 40 u plagosën në sulmin me raketa dhe mortaja të së shtunës në kampin e refugjatëve, afër aeroportit ndërkombëtar të Bagdadit.

Shefi i OKB-së, Ban Ki-moon iu bëri thirrje autoriteteve irakiane që të sjellin përgjegjësit para drejtësisë.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka dënuar “në mënyrën më të fuqishme sulmin terrorist, të tmerrshëm dhe të pakuptimtë.”

Në kamp gjenden të strehuar pjesëtar të Mujaheden-e-Khalq, ose MEK, krahu militant i një grupi opozitar iranian në mërgim. Iranianët janë duke u strehuar përkohësisht aty derisa OKB të gjejë vende pritëse.
XS
SM
MD
LG