Ndërlidhjet

Aziatikët shënojnë Vitin e Gjarprit


Kine...
Kine...
Aziatikët në tërë globin kanë hyrë në Vitin e Gjarprit, duke e shënuar fillimin e tij me fishekzjarre, pasi që televizioni kinez mbajti një gala mbrëmje me yjet, si Celine Dion, për të nisur javën e festimeve.

Nga Australia deri në Korenë e Jugut, miliona njerëz festuan Vitin e Ri Hënor, festën më të rëndësishme të vitit për shumë njerëz në Azi.

Derisa ora shënoi mesnatën, qielli i Pekinit u ndriçua nga ngjrya të ndryshme të fishekzjarreve, të cilat hidhen edhe nga qytetarët, të cilët besojnë se kështu shmangin shpirtërat e lig - një skenë kjo që përsëritet në të gjithë Kinën.

Por, këtë vit thuhet se ka pasur një reduktim të madh në shitjen e fishekzjarreve, pasi që smogu i rëndë i javëve të fundit ka ushqyer frikën se niveli famëkeq i ndotjes së ajrit në Pekin, mund të arrijë nivele të rrezikshme gjatë festivalit.
XS
SM
MD
LG