Ndërlidhjet

Mali: Përleshje në qytetin e Gao-s


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Trupat qeveritare të Malit janë ndeshur me militantët islamist në rrugët e qytetit verior të Gao-s, në të cilin gjenden disa zona me një siguri të brishtë pas largimit të militantëve islamik nga ofenziva e ushtrisë së udhëhequr nga trupat fanceze.

Përleshjet erdhën pasi forcat franceze së bashku me ato të Malit, morrën një pikë e cila gjatë ditëve të fundit kishe pasur dy sulme vetëvrarëse.

Militantët islamik ishin larguar nga qyteti që nga muaji i kaluar kur trupat franceze e kishin marr atë nën kontrollë.

Ata gjithashtu mendohet të jenë të fshehur në shkurre dhe shkretëtirë në mes të qyteteve të mëdha të veriut, duke paraqitur një kërcënim për bastisjeve guerile dhe sulme me bomba.

Franca ka rreth 4 mijë trupa në Mali të cilat mbështetën nga aeroplanë, helikopterë dhe automjete të blinduara.

Ata janë të përqëndruar në operacionet e tyre sulmuese disa qindra kilometra në veri të Gao-s në kërkim të militantëve islamikë.
XS
SM
MD
LG