Ndërlidhjet

Bisedime për paqe në Bahrejn


Pamje nga protestat antiqeveritare në Bahrejn. Dhjetor, 2012.
Pamje nga protestat antiqeveritare në Bahrejn. Dhjetor, 2012.
Përfaqësuesit e Qeverisë dhe të opozitës në Bahrejn kanë nisur një raund të ri të bisedimeve për pajtim – i pari i tillë qysh në vitin 2011.

Bisedimet kanë për qëllim të zgjidhin konfliktin midis sunduesve sunitë të vendit dhe opozitës së përbërë nga shumica shiite.

Shiitët duan që monarkia të dorëzojë monopolin e saj mbi pushtetin dhe të lejojë një qeveri të zgjedhur, e cila do të përfshinte zyrtarë të lartë shiitë.

Vendi i Gjirit është përfshirë nga protestat qysh në fillim të vitit 2011, kur edhe kanë shpërthyer revoltat e Pranverës Arabe.

Protestuesit janë shtypur nga forcat e sigurisë, por, megjithatë, kanë vazhduar të bëjnë thirrje për ndryshim.

Bahrejni është shtëpi e Flotës së Pestë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
XS
SM
MD
LG