Ndërlidhjet

Thaçi: Brukseli i trajton shqiptarët si qytetarë të klasit të dytë


Hashim Thaçi
Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka kritikuar ashpër Brukselin sa i përket raporteve me Kosovën, duke thënë se atje ende ka byrokratë që i trajtojnë shqiptarët ashtu si janë trajtuar në ish-Jugosllavi, si “qytetarë të klasit të dytë”.

Ai ka bërë këto komente pas raportit të Komisionit Evropian, i cili ishte negativ sa i përket liberalizimit të vizave.

“Nëse vazhdon të sillet kështu Brukseli atëherë shqiptarëve nuk iu mbetet tjetër alternativë, vetëm të akomodohen në Bashkimin Evropian, më së miri dhe më së lehti si një shtet i vetëm”, ka theksuar kryeministri Thaçi në seancën e Kuvendit të Kosovës.


Klikoni më poshtë për të dëgjuar deklaratën e kryeministrit.


XS
SM
MD
LG