Ndërlidhjet

logo-print

Asteroidi do t'i afrohet sot Tokës


Imazhe të NASA-së image që përshkruajn fluturimin e asteroidit 2012DA14 afër Tokës

Imazhe të NASA-së image që përshkruajn fluturimin e asteroidit 2012DA14 afër Tokës

Një asteroid me një madhësi sa gjysma e një fushe të futbollit, do t'i afrohet Tokës gjatë orëve të vona të së premtës. Shkencëtarët këtë e kanë quajtur si fluturimi më i afërt i bërë ndonjëherë nga një objekt i një mase të tillë.

NASA ka bërë të ditur se asteroidi do të kalojë rreth 27 mijë kilometra afër sipërfaqës së tokës.

Edhe pse asteroidi 2012DA14 është objekti më i madh ndonjëherë që ka kaluar kaq afër Tokës, shkencëtarët kanë thënë se nuk ka ndonjë shans që të ketë ndonjë ndikim në Tokë.

Asteroidi me një diametër prej 50 metrash, pritet që distancën më të afërt me Tokën ta ketë rreth orës 20 e 45 sipas zonës qendrore. Vendi ku do t'i afrohet më së afërmi Tokës do të jetë Oqeani Indian.

Vendet më të mira për t'u parë ky asteroid do të jenë Evropa Lindore, Australia dhe Azia.
XS
SM
MD
LG