Ndërlidhjet

Rreth 400 të lënduar nga rënia e meteorit në Rusi


Ndërtesa të dëmtuara nga vala goditëse e meteorit
Ndërtesa të dëmtuara nga vala goditëse e meteorit
Zyrtarë rusë kanë thënë se më shumë se 400 njerëz kanë marr ndihmë mjekësore nga vala goditëse e krijuar gjatë shpërthimit të meteorit.

Shumica e këtyre lendimve janë prerje të vogla. Të paktën tetë njeëz janë hospitalizuar. Video amatore tregojnë rënien e meteorit nëpër qellin e rajonit lindor të Chelyabinsk-it, gjatë ditës së premte, ku kanë lënë gjurmë të madhe të tymit dhe një dritë intesive.

Disa meteoroitë, pjesë të meteorëve, kanë rënë në një rajon me popullim të rrallë, pjesë e rajonit i cili gjendet në pjesën lindore të Malit Ural, afër Kazakistanit.

Ministria për Situata Emergjente ka bërë të ditur se qindra punëtorë të ekipit të shpëtimit kanë dal në terren që të ofrojnë ndihmë për të lënduarit.
XS
SM
MD
LG