Ndërlidhjet

Nis takimi i G20 në Moskë


Takimi i përfaqësuesve të G20 në Moskë, 15 shkurt, 2013

Takimi i përfaqësuesve të G20 në Moskë, 15 shkurt, 2013

Ministrat e Financave të G20 takohen të premten në Moskë, për të nisur bisedimet dyditëshe.

Bisedimet pritet të fokusohen në të ashtuquajturat “luftërat e valutave”, ku shtetet pritet që të ndikojnë në valutat e tyre për të rritur kështu ekonominë kombëtare.

Lëvizjet e fundit nga qeveria japoneze, pa valutën japoneze, jenin, të humbë rreth 20 për qind të vlerës së tij që nga muaji nëntor.

Megjithatë, sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, Angel Gurria, tha se kërcënimi nga “luftërat e valutave” tash është në intensitet më të vogël, sesa dy ose tre vjet më parë.

G20 përfshin edhe ekonomitë më të mëdha edhe ato në zhvillim, që llogaritet të përbëjnë 90 për qind të ekonomisë botërore.

Takimi i G20 po organizohet nga Rusia për herë të parë, derisa mban kryesimin e radhës të grupit në fjalë.
XS
SM
MD
LG