Ndërlidhjet

logo-print

36 të vrarë në festën e Vitit të Ri kinez


Kinë...

Kinë...

Mediat në Kinë thonë se zjarret kanë vrarë së paku 36 njerëz gjatë festivalit njëjavor Lunar, i cili shënon ardhjen e Vitit të Ri kinez.

Kinezët tradicionalisht ndezin shumë fishekzjarrë për të mirëpritur vitin e ri dhe për të larguar "shpirtrat e ligj".

Agjencia Xinhua thotë se mbi 6,500 zjarre kanë shpërthyer anembanë vendit nga data 9 deri më 15 shkurt, duke shkaktuar humbje të pronës në vlerë prej 58 milionë juanësh (9 milionë dollarë).

Festivali Lunar është festa më e rëndësishme familjare në Kinë.

Në Pekin, sivjet ka pasur më pak fishekzjarrë se zakonisht, pas kërkesave të qeverisë për të reduktuar “ndotësit e ajrit”.
XS
SM
MD
LG