Ndërlidhjet

Festivali i Filmit në Berlin, i njohur si Berlinale, përfundon sonte me ceremoninë gala të ndarjes së çmimeve.

Ariun e Artë do ta marrë njëri nga 19 filmat konkurrues nga e gjithë bota.

Favoritët përfshijnë filmin "An Episode in the Life of an Iron Picker", nga regjisori boshnjak, Danis Tanoviq, njëherësh fitues i çmimit Oscar.

Berlinalja ka nisur më 7 shkurt. Ky ka qenë festivali i 63-të i filmit.
XS
SM
MD
LG