Ndërlidhjet

Pakistan: Sulm i të maskuarve si policë


Pakistan...
Pakistan...
Militantët e maskuar si policë kanë sulmuar një ndërtesë të zyrtarëve qeveritarë në Peshavar, duke lënë të vdekur pesë persona.

Autoritetet thanë se të paktën katër militantë kanë sulmuar Zyrën e Agjentit Politik në Khyber.

Të paktën një sulmues ka shpërthyer një bombë vetëvrasëse afër hyrjes së ndërtesës.

Një takim në mes të zyrtarëve dhe liderëve fisnorë po mbahej në kohën kur ndodhi sulmi, por raportet thonë se në atë kohë, në ndërtesë po hynte një furgon që bartte të burgosur.

Ndërtesa e ka edhe një qendër paraburgimi.

Zyrtarët thonë se katër nga pesë të vrarët ishin ushtarë, derisa
të paktën shtatë persona të tjerë janë plagosur rëndë në sulm.
XS
SM
MD
LG