Ndërlidhjet

Pistorius paraqitet sot në gjykatë


Foto nga paraqitja e tij e parë në gjykatë
Foto nga paraqitja e tij e parë në gjykatë
Ylli paralimpik i Afrikës së Jugut, Oscar Pistorius, pritet të paraqitet në gjykatë martën për një seancë dëgjimore. Ai akuzohet për vrasjen e të dashurës së tij, modeles Reeva Steenkamp, në shtëpinë e tij në Pretoria, më 14 shkurt, në ditën e Shën Valentinit.

Policia thotë se Steenkamp u qëllua katër herë nga një pistoletë në pronësi të Pistoriusit. Ndërsa, Pistorius ka refuzuar akuzat për vrasje.

Funerali i 29-vjeçares Steenkamp, pritet të mbahet të martën. Ndërkohë, 26 vjeçi Pistorius në vendin e tij konsiderohet si një hero dhe ka krijuar famë botërore me garat në konkurrencë me sportisë me nevoja të veçanta, të njohura si gara paralimpike.

Pistorius ka të amputuara këmbët dhe vrapon me proteza nga fibrat e karbonit, që janë të ngjitura poshtë gjunjëve të tij.

Ai fitoi medalje të arta në Lojërat Paralimpike në Londër, Pekin, dhe Athinë.

Në vitin 2012, Pistorius bëri histori si personi i parë me këmbë të amputuara, që konkurroi në Lojërat Olimpike, edhe pse nuk fitoi ndonjë medalje.
XS
SM
MD
LG