Ndërlidhjet

Afganistan: Shënohet ulje e parë e numrit të viktimave në gjashtë vite


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Sipas Kombeve të Bashkuara numri i viktimave civile në Afganistan është ulur për herë të parë në gjashtë vite. Megjithatë, sipas këtij raporti sulmet ndaj punonjësve të qeverisë, pleqësive fisnore dhe liderëve lokalë janë rritur në mënyrë masive me 700 % në vitin 2012.

Raporti vjetor nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan thekson se ka pasur një rënie prej 12 % në vdekjen e civilëve në vitin 2012.

Sipas këtij raporti të paktën 2754 civilë afganë u vranë vitin e kaluar, në krahasim me 3131 të raportuar në 2011.

Përfshirë lëndimet, raporti thotë se ka pasur një rënie prej katër përqind në gjithsej viktima civile, me 7559 të raportuara në vitin 2012.

Sipas raportit militantët talebanë ishin përgjegjës për më shumë se 80 për qind të numrit të viktimave. Sipas ë njëjtit raport, të paktën 107 punëtorë civilë afganë të qeverisë u vranë në vitin 2012.
XS
SM
MD
LG