Ndërlidhjet

Serbia tërheq nga shitja qumështin e kontaminuar


Beograd...
Beograd...
Zyrtarët kanë urdhëruar që qumështi i markave të ndryshme të hiqet nga tregu, pavarësisht pretendimeve të mëparshme se qumështi ishte i sigurt dhe pse është i kontaminuar me toksina që potencialisht shkaktojnë kancerin, njofton agjencia e lajmeve AP.

Urdhri i së mërkurës erdhi pas zemërimit publik mbi akuzat e përhapura se autoritetet shëndetësore po i fshihnin për disa javë rezultatet e testeve laboratorike, të cilat tregonin se si qumështi i shitur në Serbi përmban nivele të larta të aflatoksinave, këpurdhat që lidhen me ushqimin e kafshëve, konsumimi i madh i të cilave shkakton kancerin.

Në urdhrin e qeverisë nuk saktësohet se cili lloj i qumështit duhet të tërhiqet.

Katër marka të qumështit janë tërhequr në Kroaci për shkak të kontaminimit me aflatoksin.

Nivelet e larta të toksinave janë gjetur edhe në disa mostra të qumështit të shitur në Slloveni, Bosnjë dhe Maqedoni.
XS
SM
MD
LG