Ndërlidhjet

logo-print

Westerwelle: Data për Serbinë varet nga dialogu


Shefi i diplomacisë gjermane, Guido Westerwelle

Shefi i diplomacisë gjermane, Guido Westerwelle

Shefi i diplomacisë gjermane, Guido Westerwelle ka deklaruar se Gjermania e mbështet Serbinë në rrugën e saj kah Bashkimi Evropian, por, që vendimi për datën e negociatave varet nga rezultatet konkrete të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës dhe se bisedimet e kësaj jave janë të një rëndësie të madhe për këtë proces.

“Gjermania nuk do të paraqesë kërkesa të reja, por, as nuk do të heqë dorë nga kriteret e vendosura”, ka thënë Westerwelle në konferencën për gazetarë pas takimit me zëvndëskryeminsitrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Raundi i sotëm i bisedimeve në Bruksel ka përfunduar pa rezultate, derisa kryeministri kosovar Hashim Thaçi dhe ai serb Ivica Daçiq do të takohen sërish më 4 mars.
XS
SM
MD
LG