Ndërlidhjet

Një shpërthim i madh ka goditur Damaskun


Foto nga shpërthimi në qendër të Damaskut
Foto nga shpërthimi në qendër të Damaskut
Mediat shtetërore të Sirisë raportojnë për një shpërthim të madh në qendër të kryeqytetit, Damask. Policia thotë se një bombë-automjet ka shpërthyer të enjten në afërsi të selisë së Partisë në pushtet Baath dhe Ambasadës së Rusisë.

Media shtetërore e quajti atë një sulm "terrorist" -. term i përdorur shpesh për sulmet nga ana e rebelëve që luftojnë kundër regjimit të Presidentit Bashar al-Asad.

Nga ky shpërthim, thuhet se është shkaktuar një numër i madh i viktimave, por ende nuk dihet numri i saktë.

Televizioni shtetëror ka dërguar imazhe nga vendi i ngjarjes ku është treguar një automjet në zjarr dhe disa trupa të pa jetë.

Nga ky shpërthim është krijuar një re e madhe tymi, e cila ka qenë e dukshme nëpër tërë Damaskun.

Ambasada ruse në Damask, ka raportuar se disa nga dritaret e saj ishin thyer nga shpërthimi.
XS
SM
MD
LG