Ndërlidhjet

Protesta në Spanjë, 45 të arrestuar


Madrid, foto nga arkivi

Madrid, foto nga arkivi

Dyzetepesë persona janë arrestuar në Spanjë gjatë trazirave pas një demonstrate të dhjetëra mijëra njerëzve kundër shkurtimeve të shpenzimeve dhe pretendimet për korrupsion qeveritar.

Marshimi kryesisht paqësor u mbjt në qendër të Madridit të shtunën në mbrëmje para parlamentit nën mbikqyrjen e policisë, e cila mbylli qasjen në parlament, në bursë dhe në hotelin Ritz.

Megjithatë, ndërsa protestuesit u shpërndanë pas protestës, policia njoftoi se kanë ndodhur më vonë trazira si të shtunën ashtu edhe të dielën rreth stacionit të trenit të qytetit Atocha. Nëntë nga të arrestuarit ishin nën 18 vjeç, tha policia.

Rreth 40 njerëz janë lënduar, duke përfshirë 12 policë, edhe pse askush s’ka marrë lëndime të rënda.

Marshimi ishte vetëm një nga një numër i madh i demonstratave në të gjithë vendin, që po kundërshtojnë masat e thella shtrënguese, privatizimin e shërbimeve publike si dhe në lidhje me akuzat e korrupsionit politik.
XS
SM
MD
LG