Ndërlidhjet

Opozita armene paralajmëron protesta masive


Lideri i opozitës armene, Raffi Hovannisian.

Lideri i opozitës armene, Raffi Hovannisian.

Ish-ministri i Jashtëm i Armenisë, Raffi Hovannisian, ka hedhur poshtë rezultatet zyrtare të zgjedhjeve presidenciale të vendit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifkuar sot zyrtarisht rezultatet, të cilat kanë shpallur fitues presidentin Serzh Sarkisian.

Pas njotimit, Hovannisian u ka thënë gazetarëve se mbështetësit e tij planifikojnë protesta masive në Jerevan, fundjavën e ardhshme.

Sipas rezultateve zyrtare, Sarkisian ka fituar zgjedhjet e 18 shkurtit me 58.6 për qind të votave.

Hovannisian, lider i partisë opozitare “Heritage”, ka dalë i dyti me 37 për qind.
XS
SM
MD
LG