Ndërlidhjet

LDK: Problemet në KEK, nuk mund të zgjidhen nga shkaktarët


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Gjendja e krijuar në faturimin e energjisë elektrike, nuk mund të zgjidhet nga ata individ të cilët vetë e kanë krijuar këtë problem.

Kështu u tha në një konferencë të mbajtur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në të cilën zyrtarë të kësaj partie shprehën shqetësimin për çmimin e lartë të faturave të energjisë elektrike

“Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin për gjendjen e krijuar sa i përket faturave të fryra të energjisë elektrike. Për tre javë KEK-u dhe Qeveria nuk bënë asgjë për të adresuar shqetësimet e qytetarëve. Sigurisht që nuk mund të presim që problemin do ta zgjidhin ata të cilët e kanë krijuar atë”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga kjo parti.

Ata kanë kritikuar ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqajn, duke thënë se, problemet e krijuara në Korporatën Energjetike të Kosovës, duhet të adresohen tek menaxhmenti i lartë dhe jo duke i kërcënuar inkasantët.

Në këtë konferencë, është potencuar se çmimi i faturave është 3 herë më i lartë se pensionet bazike, 2 herë më i lartë se ndihma sociale që merr një familje e varfër dhe 50 përqind e një page mesatare e një shërbyesi civil.
XS
SM
MD
LG