Ndërlidhjet

Vritet një gazetar në Pakistan


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Sulmues të paidentifikuar kanë qëlluar për vdekje një gazetar lokal në rajonin veriperëndimor të Pakistanit. Radio Mashaal e RFE / RL-së, raporton se Malak Mumtaz u vra të mërkurën para klubit lokal të shtypit në Miranshah, qyteti kryesor i zonës fisnore në Vaziristanin e Veriut.

Mumtaz ka punuar për kanalin televiziv privat të lajmeve Geo. Askush nuk ka marrë përgjegjësinë në lidhje me këtë rast.

Zonat fisnore përgjatë kufirit me Afganistanin janë një strehë për militantët islamikë. Mirëpo, Ehsanullah Ehsan, një zëdhënës për talebanët e Pakistanit, në një bisedë telefonike me agjencinë franceze të lajmeve AFP, e dënoi vrasjen dhe ka mohuar çdo përfshirje të grupit Taliban të Pakistanit – Tehrek (TTP) .

Sipas “Reporterëve pa Kufij”, gjatë vitit të kaluar Pakistani ishte radhitur si vendi i tretë më vdekjeprurës për gazetarët pas Sirisë dhe Somalisë, me 10 të vrarë gjatë ushtrimit të punës së tyre.