Ndërlidhjet

Rinisin fluturimet e Irakut në Kuvajt


Ilustrim
Ilustrim
Një aeroplan i Irakut ka ateruar në Kuvajt, për herë të parë prejse diktatori irakian, Saddam Hussein, ka pushtuar emiratin fqinj, në vitin 1990.

Ministrat irakianë të Jashtëm dhe të Transportit kanë udhëtuar me aeroplanin Airbus A320 dhe janë pritur nga zyrtarët kuvajtianë në aeroportin ndërkombëtar të Kuvajt Sitit.

Vitin e kaluar, dy vendet kanë arritur një marrëveshje, sipas së cilës, Bagdadi do t’i paguajë 500 milionë dollarë dënmshpërblim aviacionit të Kuvajtit, për dëmet e shkaktuara gjatë pushtimit nga Iraku.

Kompania shtetërore e Kuvajtit nuk ka nisur ende fluturimet në Irak.
XS
SM
MD
LG