Ndërlidhjet

Ashton për Ballkanin edhe në Sllovaki


Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, po qëndron për vizitë zyrtare në Sllovaki.

Ajo tashmë ka zhvilluar takimet me kryeministrin sllovak, Robert Fico, dhe presidentin Ivan Gashparoviç.

Bisedimet me ministrin e Jashtëm, Mirosllav Lajçak, do të përqendrogen në prioritetet e politikës së mbrojtjes të BE-së dhe aktivitetet e planifikuara për zgjidhjen e krizave dhe parandalimin e konflikteve në botë, ka bërë të ditur Ministria e Jashtme sllovake.

Sipas saj, dy zyrtarët do të flasin edhe për eurointegrimin e Ballkanit Perëndimor dhe Partneritetin Lindor.
XS
SM
MD
LG