Ndërlidhjet

logo-print

Lideri opozitar në Bangladesh dënohet me vdekje


Ilustrim

Ilustrim

Lideri i partisë më të madhe islamike të Bangladeshit është dënuar me vdekje, për shkak të “krimeve që ka bërë gjatë luftës së vendit për pavarësi nga Pakistani, më 1971”.

Tribunali vendor për krime lufte ka shpallur fajtor Delawar Hossain Sayedee-in, nga partia Jamaat-e Islami, për përfshirje në vrasje, rrëmbim, dhunim dhe konvertim me dhunë të hindusve në Islam.

Mijëra demonstrues në qendër të Dakas kanë mirëpritur vendimin. Por, ai ka shkaktuar edhe protesta nga mbështetësit islamikë në mbarë vendin, në të cilat kanë humbur jetën së paku katër persona.
XS
SM
MD
LG