Ndërlidhjet

Hollande e Putin vlerësojnë marrëdhëniet e tyre


Moskë, 28 shkurt 2013.

Moskë, 28 shkurt 2013.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, janë takuar sot në Moskë.

Kremlini ka thënë se bisedimet janë përqendruar në tregtinë dhe çështjet ndërkombëtare.

Në fillim të bisedimeve, Hollande ka theksuar rolin e të dyja vendeve në përpjekjet për zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare.

“Unë jam këtu dhe kjo dëshmon për cilësinë e marrdhënieve tona. Ne e dimë se këto janë marrëdhënie që bashkojnë dy vende dhe ato janë historike”, ka thënë Hollande.

Ai po ashtu ka falënderuar Rusinë për mbështetjen dhënë ndërhyrjes ushtarake të Francës në Mali.

Putin, nga ana e tij, ka shfaqur shpresën për rritjen e bashkëpunimit ekonomik.
XS
SM
MD
LG