Ndërlidhjet

logo-print

Britania i jep azil bankierit rus


Andrei Borodin, në kohën kur ka qenë president i Bankës së Moskës. Prill, 2006.

Andrei Borodin, në kohën kur ka qenë president i Bankës së Moskës. Prill, 2006.

Ish-bankierit rus, të akuzuar për mashrtim, i është dhënë azili politik në Britani.

Duke bërë publik lajmin, ish-kreu i Bankës së Moskës, Andrei Borodin, ka thënë se rasti ligjor kundër tij në Rusi ka qenë i motivuar politikisht.

Autoritetet ruse kanë thënë se do të vazhdojnë të kërkojnë ekstradimin e Borodinit.

Avokati i tij, Dmitry Kharitonov, ka shfaqur bindjen se Borodin nuk do të ekstradohet, duke thënë se “kjo çështje është mbyllur”.

Borodin ka ikur në Londër qysh në vitin 2011. Interpoli ka lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar për të, me kërkesë të Moskës.
XS
SM
MD
LG