Ndërlidhjet

Platini: Kupa në Katar mund të zhvendoset në dimër


Michele Platini
Michele Platini
Shefi i futbollit evropian, Michele Platini tha se Kampionati Botëror që planifikohet të mbahet në vitin 2022 në Katar, duhet të zhvillohet gjatë dimrit, për të mbrojtur kështu lojtarët dhe tifozët nga temperaturat përcëlluese që vijnë nga shkretëtira.

FIFA në vitin 2010 e ka shpërblyer Katarin duke e bërë nikoqir të lojërave në muajt e verës, kur temperaturat shkojnë më shumë sesa 40 gradë Celsius.

Administratori i lartë i FIFA-s, Jerome Valcke, tha të shtunën se ai është i hapur për të zhvendosur kohën e mbajtjes së ndeshjeve në dimër, po që se të nxehtit e verës do të paraqesë rrezik për shëndetin e lojtarëve.
XS
SM
MD
LG