Ndërlidhjet

Putin diskuton me Janukoviqin për çështjen e gazit


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij ukrainas Viktor Janukoviq takohen sot në Moskë, ku do të flasin lidhur me çështjet e bashkëpunimit në sektorin e energjisë së lartë.

Ata pritet të diskutojnë për çmimin e gazit rus në Ukrainë, dhe për qeranë që duhet të marrë Ukraina për vendosjen e tubacioneve shtesë në këtë shtet me anë të cilave do të furnizohej Evropa Perëndimore.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha se, udhëheqësit në këtë takim, nuk planifikojnë të nënshkruajnë ndonjë në marrëveshje.

Ukraina varet nga Rusia për më shumë se 60 për qind të nevojave të saj të gazit. Ky shtet është një rrugë kryesore tranziti për Rusinë që të bëjë transportimin e gazit në Bashkimin Evropian.

Vizita e Janukoviq-it në Moskë, ishte planifikuar fillimish të bëhet më 18 dhjetor 2012, por është shtyr disa here pasi që zyrtarë në Moskë patën thënë se ju nevojitet më shumë kohë për të përgatitur dokumentet që duhet nënshkruar nga dyja palët.
XS
SM
MD
LG